10 telefonat më popullorë të javës

telefon21Një tjetër javë ka kaluar dhe tani është koha për grafikun e përjavshëm të 10 telefonave më popullorë. E dinim që ishte çështje kohe që Samsung Galaxy S6 të linte vendin e parë pasi kryesoi për 14 javë.

Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Lista e kësaj jave është mbushur me telefonat e Samsung-ut. Në vend të parë këtë javë kemi telefonin inteligjent Galaxy Grand Prime, ndërsa pas tij vjen Galaxy S6. Nga 10 telefonat që janë në listë, vetëm dy prej tyre nuk janë të Samsung-ut. Telefonat janë Asus Zenfone 2 ZE551ML dhe Apple iPhone 6, të cilët janë të listuar në vend të tretë dhe të katërt.

Gjashtë vendet e tjera janë të zëna nga telefonat inteligjentë të Samsung-ut, si Galaxy S5 në vend të pestë, Galaxy A5 në vend të gjashtë, Galaxy E7 në vend të shtatë, Galaxy S4 në vend të tetë dhe phableti Galaxy Note 4 në vend të nëntë. Lista e kësaj jave mbyllet nga Galaxy Core Prime.

1 2 3 4

(Herë të lexuara: 147)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

UNBOXING: Alcatel 3V

Pajisja Alcatel 3v është prezantuar zyrtarisht disa muaj më pare dhe ngadalë – ngadalë po e gjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *