10 telefonat më popullorë të javës

telefon

Ndryshe nga listat e javëve të mëparshme, lista e kësaj jave është plot me surpriza. Një ndër to është rikthimi i iPhone 5s, i cili nuk ka qenë pjesë e listës për muaj me radhë. Telefoni me ekran 4 inç i Apple-it është renditur në vend të tetë, duke tejkaluar edhe iPhone 6s, i cili është në vend të nëntë.

Telefoni i ri YU Yutopia, i prezantuar gjatë kësaj jave, është bërë pjesë e listës, duke u vendosur mes iPhone-ve. Më sipër listës gjejmë Samsung Galaxy Note5 në vend të shtatë, Galaxy Grand Prime një vend më sipër – telefoni ka qenë pjesë e listës që në momentin që është prezantuar. Galaxy J2 ka rënë dy pozicione më poshtë, duke u renditur në vend të pestë, ndërsa Galaxy S6 është në vend të katërt.

Seritë Galaxy J vazhdojnë të kryesojnë listën, me Galaxy J7 në vend të parë dhe Galaxy J5 në vend të dytë. Ndërsa në vend të tretë gjejmë Xiaomi Redmi Note 3.

1 2 3 4

(Herë të lexuara: 106)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *