10 telefonat më popullorë të javës

Këto janë telefonat më të kërkuar për këtë javë.

telefon1

Për herë të parë pas kaq shumë javësh lista nuk kryesohet më nga seritë Galaxy J të Samsung-ut. Listën e kësaj jave e kryeson telefoni inteligjent Lenovo K4 Note, i cili është ngjitur dy pozicione më sipër. Në vend të dytë gjejmë Galaxy J7, i cili ka kryesuar listën për disa javë rresht. Ndërsa në vend të tretë është Xiaomi Redmi 3, i cili u prezantua gjatë javës që shkoi.

Pavarësisht rënieve disa pozicione më poshtë, lista vazhdon të mbizotërohet nga telefonat inteligjentë të Samsung-ut, si Galaxy J5 në vend të katërt, Galaxy S6 në vend të pestë, Galaxy J2 në vend të shtatë, Galaxy Grand Prime në vend të tetë dhe Galaxy Note 5 që mbyll listën e kësaj jave.

Edhe pse Galaxy S6 ka mbajtur vendin e pestë nga java e kaluar, Xiaomi Redmi Note 3 është shumë afër tij, kështu që javës tjetër mund të kemi ndryshime. Apple iPhone 5s vazhdon të jetë sërish pjesë e listës, edhe pse janë bërë më shumë se dy vjet që ka dalë në treg. Listën e kësaj jave e mbyll Galaxy Note 5.

1 2 3 4

(Herë të lexuara: 124)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *