10 telefonat më popullorë të javës

Një tjetër javë ka kaluar dhe tani është koha për grafikun e përjavshëm të 10 telefonave më popullorë. Grafiku i 10 telefonave më popullorë përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

telefon1

Mbretërimit të Lenovo Vibe K4 Note në grafikun e 10 telefonave më popullorë i ka ardhur fundi pasi kryesoi listën për 10 javë rresht. Samsung Galaxy J7 dhe J5 janë rikthyer sërish në krye të listës, ku modeli më i madh qëndron në vend të parë. Lista e kësaj jave përmban të njëjtët telefona si ajo e vitit të kaluar, vetëm se kanë ndryshuar pozicionet.

Galaxy S6, Galaxy J2 dhe Grand Prime kanë mbajtur pozicionet e javës së kaluar, të katërtin, të pestin dhe të gjashtin, përkatësisht. Galaxy Note5 është ngjitur dy pozicione më sipër dhe tani gjendet në vend të shtatë, ndërsa iPhone 5s dhe iPhone 6s kanë mbajtur vendet e tyre, të tetin dhe të dhjetin, përkatësisht. Mes tyre gjendet telefoni inteligjent Redmi Note 3.

1 2 3 4

(Herë të lexuara: 93)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *