10 telefonat më popullorë të javës

10 telefonat më popullorë të javës

Në listën e kësaj jave të 10 telefonave me popullorë mbizotëron përsëri Samsung Galaxy S6. Me sa duket, nuk do të ketë një ndryshim të këtij vendi, të paktën deri sa të prezantohet LG G4 në fund të këtij muaji.

Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Në vend të dytë është një tjetër pajisje e Samsung-ut, Galaxy Grand Prime me ekran 5 inç. Treshja e parë plotësohet me Apple iPhone 6, i cili para dy javësh ishte në vend të dhjetë, dhe tani është ngjitur në vend të tretë.

Listës së kësaj jave i është shtuar Asus Zenfone 2 ZE551ML, i cili është renditur në vend të gjashtë. Asus përfaqësohet në këtë listë edhe me një tjetër telefon inteligjent, Zenfone 5 A500CG, i cili është pozicionuar në vend të dhjetë. Kompania ka si pikësynim të shesë 30 milionë telefona inteligjentë deri në fund të këtij viti.

Telefona a b c

(Herë të lexuara: 191)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

UNBOXING: Alcatel 3V

Pajisja Alcatel 3v është prezantuar zyrtarisht disa muaj më pare dhe ngadalë – ngadalë po e gjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *