10 telefonat më popullorë të javës

Samsung

Nuk ka pajisje që t’i zërë fronin Samsung Galaxy S6 nga lista e përjavshme e telefonave më popullorë. Telefonat më të fundit inteligjentë të Samsung-ut, Galaxy S6 dhe S6 Edge, janë për momentin edhe telefonat më të mirë të krijuar deri tani. Në vendin e dytë të listës së 10 telefonave më popullorë të kësaj jave është renditur Galaxy S6 Edge, ndërsa në vend të tretë është Galaxy Grand Prime.

Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Fableti Lenovo A7000 i është bashkuar listës duke u vendosur në vend të katërt. Ndërkohë Asus Zenfone 2 ZE551ML është ngjitur në vend të pestë. Apple iPhone 6 është listuar në vend të gjashtë këtë javë, tre vende më poshtë nga java e kaluar, ndërsa Samsung Galaxy A5 ka rënë dy vende më poshtë, duke u listuar në vend të shtatë.

Listës së kësaj jave i është shtuar edhe telefoni inteligjent Gionee Elife S7 vetëm 5.5 mm i hollë, duke u renditur në vend të tetë. Lista mbyllet me dy telefona të tjerë inteligjentë të Samsung-ut, si Galaxy S5 dhe fableti Galaxy Note 4.

1 2 3 4

(Herë të lexuara: 233)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *