11 telefonat më të lirë që të gjithë mund ti kenë

Ne jemi duke jetuar në një botë mes të mirave, kur bie fjala për telefona të lirë dhe  të mirë. Shpenzimet kanë rënë dhe programet  po bëhen edhe më të mira. Këta janë telefonat e vitit të shkuar por ata akoma do tju shërbejnë ju më së miri. Më poshtë paraqitet lista e telefonave më të lirë.

Motorola Moto  G4 Play

Çmimi: 150$

Si telefoni më i përballueshëm në linjën e Motorola G4, Moto G4 Play vjen i ngarkuar me një version të afërt me Android 6.0, dhe ka një jetëgjatësi të baterisë. Nëse ju jeni anëtar i Amazon Prime ju mund ta merrni atë edhe më lirë.

Samsung Galaxy J3

Samsung Galaxy J3Çmimi: 110$-180$

I shitur globalisht, samsung galaxy J3 është një telefon android i fortë i cili ia del më së miri të shitet pa patur nevojë për shumë bujë.

Asus ZenFone 3

Asus ZenFone 3Çmimi: 249$

ZenFone 3 është një nga telefonat e preferuara të buxhetit tonë që ju ndoshta nuk keni dëgjuar akoma për të .Përmban një dizajn të hollë, elegant. Një proҫesor të gjallë e të ndritshëm dhe një ekran 5.5 inҫ.

ZTE Blade V8 Pro

ZTE Blade V8 ProÇmimi: 230$

Edhe pse i disponueshëm vetëm në SHBA Blade V8 Pro na impresionon me kamerën e tij të dyfishtë dhe jetëgjatësinë e baterisë. Ai gjithashtu përmban një lexues të gjurmëve të gishtave, aftesite e dual-SIM (kartës së dyfishtë) dhe NFC.

Blu Ri HD

Blu R1 HD

Çmimi: 100$

I disponueshëm në SHBA ,ndërtimi më i madh i Ri HD është ҫmimi i tij. Vëllimi i audios është i ulët dhe merr një kohë të gjatë për tu ngarkuar. Ju mund ta blini paisjen duke filluar nga vetëm 50$.

LeEco Le S3

LeEco Le S3

Çmimi: 249$

LeEco mund mos të jetë një emër i njohur në botën e telefonave për momentin, por kompania Kineze ka përqëndruar vëmëndjen në ndërtimin e telefonave të lirë, për më pak se 300$. LeEco shërben deri në 32 GB, Një kemera 16 megapiksel dhe një ekran 5.5 inҫ.

Microsoft lumia 650

Microsoft Lumia 650Çmimi: 200$

Alumini i përshtatur i Microsoft Lumia 650, ka një kornizë të bukur metalike dhe programet e Windows 10, sistemi i fundit operativ i kompanisë.

Huawei Honor 5X

Huawei Honor 5X

Çmimi: 200$

Për ҫmimin e tij të ulët, ekrani 5.5 inҫ i Honor 5X , ndërtimi i aluminit dhe sensorët e gjurmëve të gishtave janë bonuse të papritura të kësaj marke.

Motorola Moto G4

Motorola Moto G4

Çmimi: 200$

Një i preferuar i vjetër i yni këtë vit është Motorola Moto G4 dhe  Motorola Moto G4 Plus. Ai përditesoi spekullimet e buxhetit të telefonit, nga kamera në procesor.

Sony Xperia XA 

Sony Xperia XA

Çmimi: 200$

Soni është duke goditur me një kosto të ulet me Xperia XA e saj. Një telefon me ekran 5 inҫ dhe një kamer 13 megapiksel.

(Herë të lexuara: 136)

About Elisabeta miraka

Check Also

Tashmë samsung galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

One comment

  1. Shume te mire te gjithe telefonat per cmimet qe i kane, i preferuari im eshte Samsung Galaxy J3 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *