4 njerëzit e besuar me të cilët këshillohet Tim Cook

cook

Lideri i kompanisë më të madhe në botë ka një listë shokësh mjaft të veçantë të cilët i thërret sa herë që ka nevojë për këshilla.

Në një intervistë me Washington Post, shefi ekzekutiv i Apple tha se vendimet më të vështira që i është dashur të marrë në këto pesë vite i ka bërë sëbashku me 4 shokët e tij më të çmuar.

Warren Buffet

Warren Buffett, chairman of Berkshire Hathaway Inc., speaks during an event marking Business Wire's expansion into Canada in Toronto, Ontario, Canada, on Wednesday, Feb. 6, 2008. Buffett said a credit crunch isn't under way and he forecast that the dollar's value is likely to decline. Photographer: Norm Betts/Bloomberg News
Tim Cook thotë se u konsultua me investitorin e famshëm në vitin 2012 kur Apple duhet ti kthente të hollat aksionerëve të Apple. Ai besoi në këshillën e tij pasi ajo nuk do të ishte e njëanshme.

Bill Clinton

clinton

Në 2013, Cook i duhej të përballej me dëshminë e tij të parë në Kongres (ai u thirr të dëshmonte për çështjet e pagimit të taksave nga Apple). Ai tha se atëherë u konsultua me një numër të madh njerëzish duke përfshirë dhe presidentin e 42 që e takoi përmes Fondacionit Klinton.

Lloyd Blankfein, CEO i Goldman Sachs

lloyd-blankfein

Një tjetër figurë e shquar Lloyd Blankfein i jep këshilla biznesi shefit të Apple në aspektin e mbarëvajtjes dhe rritjes ekonomike të kompanisë.

“E njoh Lloyd që prej shumë kohësh dhe e di se ai tregohet i sinqertë e mua”, thotë Cook.

Laurene Powell Jobs

jobs

Laurene Powell Jobs, gjithashtu ka konsultuar Cook në në dëshmi tjetër që ai duhet të bënte ne Kongres. Cook që e quajti ditën e vdekjes së Steve Job si “dita më e keqe ndonjëherë” tha se gruaja e Jobs, Laurene i kuptonte më mirë se askush tjetër problemet e Apple. “Laurene me njeh mua shume mirë dhe e kupton thellësisht Apple”, thotë ai.

 

(Herë të lexuara: 73)

About Edla Zaganjori

Check Also

Shtëpia inteligjente që keni ëndërruar gjithmonë

Për rezidencat e shteteve të bashkuara kompania e dizenjimit KB Home ka ndërtuar një shtëpi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *