5 celularë të vjetër që mund ti shisni dhe të fitoni mijëra euro

Nëse jeni person që nuk i gjuan gjërat e vjetra, atëherë jeni me fat.Ai celulari i vjetër Motorola ose Nokia të cilin mund ta keni ende në shtëpi mund të vlejë shumë, ka zbuluar një hulumtim i ri.

1. Motorola 3200

Ky celular u prezantua më 1992. Kishte butona numerik, së bashku me një kufje dhe mikrofon. Kjo pajisje aktualisht shitet në eBay për 300 euro.

2. Nokia 8810

Ky celular u lansua më 1998 dhe ishte i pari që kishte antenë të brendshme. Libri i adresave mund të ruante mbi 250 emra dhe numra, kishte një port për infrared dhe një konvertuesh monedhash. Ai është aktualisht në shitje në eBay prej 200 deri në 500 euro.

3. Nokia 7280

Nokia 7280 ishte pjesë e linjës së modës të Nokia dhe quhej “celulari buzëkuq” për shkak të pamjes së tij. Tani ai shitet për më shumë se 270 euro në eBay.

4. Nokia 9000 Communicator

Ky ishte produktii parë i Communicator Series të Nokia. U prezantua më 1996 dhe ishte i madh, i rëndë dhe kishte një antenë. Përdorej për të dërguar dhe marrë fakse, mesazhe të shkurtra dhe imella. Kishte kalkulator, kalendar, funksion shënimesh dhe një libër adresash. Tani ky celular shitet në eBay për rreth 600 euro.

5. Mobira Senator

Mobira Senator u lansua më 1982 dhe është një nga celularët e parë në botë. Njerëzit janë duke e shitur këtë celular online për rreth 2,000 euro.

(Herë të lexuara: 189)

About JWebZ

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *