5 lojrat kompjuterike më të bukura të 2017

Çfarë ka për të mos dashur në lojrat kompjuterike? Edhe në qoftë se ti mund të shkarkosh një lojë falas nga interneti përsëri
është më mirë sesa ta blesh atë në një dyqan lojrash kompjuterike. Vetëm duhet të kesh kujdes nga ato të ashtëquajtura lojra të rreme.
Përshembull një ndër dyqanet më të mëdha online si Steam është i mbushur plot me to. Në listën tonë paraqiten lojra që ti mund të mos i kesh kushtuar vëmendje.

Këtu është një listë lojrash që mund të luhen online apo të shkarkohen nga interneti.

1.Crashnauts

Në fillim të listës kemi Crashnauts e cila është një lojë dy dimensionale e ngjashme me lojën Super Mario Bros, që mund të luhet edhe mbi dy persona.
Në këtë lojë qëllimi është të vrasësh kundërshtarin. Loja përfshin armë të ndryshme ku mund të zgjedhësh ndërmjet raketave,lazerave etj.

2.Dota 2

Dota 2 është një lojë falas për kompjuter që mund ta shkarkosh nga interneti. Është një ndër lojrat falas më të luajtura në botë.
Gjithashtu Dota 2 organizon për çdo vit një kompeticion ku fitohen miliona dollarë nga fituesit, të cilët kanë për qëllim të vrasin kundërshtarët e tjerë.

3.League of Legends 

League of Legends është një ndër lojrat më të njohura në botë ndër vite. Gjithashtu edhe kjo lojë organizon një kompeticion ku lojtarët ose grupet që formohen nga
pjestarë të njohur të lojës, ndeshen me njëri-tjetrin për të fituar 1 000 000 $.

4.World of Tanks

World of Tanks është bazuar me një lojë ku luajnë lojtarë nga e gjithë bota. Në këtë lojë që në shqip njihet me emrin Bota e Tankseve, lojtarët pajisen me tanke të ndryshme
të cilët mund t’i blejnë apo t’i fitojnë duke kaluar nivele të ndryshme.

5.Eve Online

Eve Online është një lojë me mbi 500 000 lojtarë në të gjithë botën kjo lojë bazohet në një lojë me ngjarje jashtë planetit tonë. Kjo lojë doli në vitin e kaluar dhe kapi limitet
e shkarkimeve. Loja Eve është e ngjashme me atë të World of Warcraft.

(Herë të lexuara: 454)

About JWebZ

Check Also

Tani mund të luani Minecraft në Nintendo Switch

Minecraft mbërrin më në fund tek Nintendo Switch, tani me ndryshime të reja.Prodhuesit e Minecraft …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *