Acer krijon “kapelën selfie”, për të pasionuarit pas selfie-ve

Acer krijon “kapelën selfie”, për të pasionuarit pas selfie-ve

Grupit të pajisjeve të çuditshme, që janë shfaqur këto ditët e fundit, i bashkohet edhe Kapela Selfie e kompanisë Acer. Është ekzakt ashtu siç është emërtuar, vetëm se në një nga mënyrat më të çuditshme: një kapele e madhe ngjyrë rozë stolisur me gur të shndritshëm.

Kompania Acer e krijoi këtë kapele në bashkëpunim me dizenjuesin e modës, Christian Cowan-Sanluis. Duket si një kapele e shndritshme, që mund të rrotullohet 360 gradë, dhe ka të integruar një tablet Acer Iconia A-1 840 . Me anë të kësaj kapele, tepër të bukur nga ana estetike, ju mund te shkrepni selfie duke klikuar në ekranin e tabletit.

Nëse mendoni se duket ashtu si gjërat e çuditshme që vesh Lady Gaga, keni shumë të drejtë. Acer pranoi se ishte frymëzuar nga artistë si Lady Gaga, Rita Ora dhe Leah McFall për të krijuar këtë kapele të veçantë.

Acer krijon “kapelën selfie”, për të pasionuarit pas selfie-ve.

Përdoruesit mund të qasen në aplikacione të tilla si Facebook dhe Instagram ndërkohë që kanë të veshur këtë kapele, duke i bërë edhe më interesante rrjetet sociale. Pasi të kenë bërë foto me tabletin,  ata mund t’i shpërndajnë direkt në rrjetet sociale.

 “Ndërkohë që lëvizin ngadalë ekranin nga e majta në të djathtë, kapela selfie nuk do të ndihmojë përdoruesit vetëm të gjejnë këndin më të mirë për të bërë selfie, por edhe si të kuptojnë më mirë ndriçimin, si ekspresionet e ndryshme të fytyrës mund të ndryshojnë fytyrën e tyre, dhe së fundmi si të kapin momentin perfekt për rrjetet sociale,” shpjegoi Acer në një njoftim për shtyp.

Acer krijon “kapelën selfie”, për të pasionuarit pas selfie-ve,

(Herë të lexuara: 232)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *