AirPods mund t’i përdorni me çdo pajisje

apple-AirPods-pairing-768x515

Kur Apple prezantoi kufjet AirPods, dukej sikur ato ishin dizenjuar posaçërisht vetëm për pajisjet e iOS. Kjo pasi para daljes së tyre thuhej “kufjet punojnë në sistemin iOS, watchOS 3 dhe macOS Sierra.”

Lajmi i mirë është se edhe nëse nuk keni një pajisje të Apple, mund t’i përdorni kufjet AirPods, pasi ata mund të lidhen me të dhe të funksionojnë normalisht.

Megjithatë i vetmi ndryshim sipas Apple, është se përdorimi i AirPods me një pajisje tjetër jo Apple do t’i bëjë ata “ta humbasin magjinë” (lehtësia e instalimit dhe e transmetimit).

 “Praktikisht ato do të transformohen në një palë kufje të zakonshme,” thotë Apple.

Pra është në dorën tuaj nëse doni të shpenzoni 160 dollarë për të blerë një palë kufje që do të kryejnë të njëjtin funksion si edhe kufje të tjera me çmim më të lirë. Por nëse doni të përdorni AirPods për pajisjen tuaj mund ta bëni këtë pa problem.

(Herë të lexuara: 42)

About Edla Zaganjori

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *