Alarmi i “Mjekëve pa Kufij”: Drejt fundit kundërhelmi i gjarprit

gjarpri

Vitin që vjen, jeta e mijëra njerëzve mund t vihet në rrezik për shkak të përfundimit së shpejti të antihelmit që të shpëton nga kafshimi I gjarpërinjve. Alarmi është lëshuar nga “Mjekët pa Kufij”, sipas të cilëve, “Sanofi Pasteur”, kompania farmaceutike që prodhon këtë lloj ilaçi, ka ndërprerë prodhimin e tij vitin e kaluar dhe rezervat nëpër depot farmaceutike janë drejt fundit.

Sipas organizatës “Mjekët pa Kufij”,  çdo vit, 5 milionë njerëz bëhen pre e kafshimit të gjarprit, çka shkakton rreth 100 mijë vdekje dhe pasoja te të mbijetuarit. Ata thonë se OBSH-ja duhet të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi.

Ndërkohë, kompania që furnizonte dikur tregun me këtë lloj ilaçi thotë se ka njoftuar për ndërprerjen e prodhimit që në vitin 2010. “Ne habitemi që vetëm tani e kanë kuptuar këtë problem. Ne ia kemi ofruar teknologjinë për ta prodhuar ilaçin cilitdo që mund të jetë i interesuar, por deri tani nuk kemi marrë asnjë kërkesë”, thonë ata.

 

Burimi: Shekulli

 

(Herë të lexuara: 258)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *