Android 6.0 Marshmallow vetëm në 15.2% të të gjithë pajisjeve Android

google-android-marshmallow-

Versioni tjetër i Android 7.0 Nougat është në horizont, por akoma Google nuk përbën as 20% të pajisjeve Android.

Statistikat e fundit mbi shpërndarjet tregojnë se platforma zhvilluese Android dhe Android 6.0 Marshmallow kanë pësuar një rritje me 2% që në Qershor, çka do të thotë se versioni aktual përbën tani për tani 15.2% të të gjithë telefonave Android. Edhe pse 15.2% duket numër i vogël për pajisjet që përdorin Android 6.0, ka në fakt 1.4 miliardë telefona që e përdorin atë që në vitin 2015.

Këto janë tregues të mirë, por numrat vazhdojnë dhe theksojnë një ndër problemet më të mëdha të Android : Ndarjen. Google pajis çdo muaj me përditësime të sigurisë dhe siguron versionet më të fundit për të gjithë mbështetësit e pajisjeve Nexus dhe Android, por këto nuk kanë qenë gjithmonë të shpërndara në kohën e duhur për prodhuesit dhe transportuesit.

Gjigandi i kërkimit po përpiqet t’i rregullojë gjërat me Android 7.0 Nougat, që pritet të lançohet në javët në vazhdim. Qëllimi është që të jetë gati për prodhuesit dhe transportuesit më herët, në mënyrë që edhe përditësimet të qarkullojnë në kohën e duhur.

Numri i madh i njerëzve që përdorin versionin e vjetër të Android nuk është një tregues i mirë pasi programi përmban probleme të vogla por që mund të mos rregullohen kurrë. Si rrjedhojë Komisioni Federal i Shpërndarjes dhe ai i Komunikimit kanë kërkuar nga kompanitë Apple dhe Google që të sigurojnë përditësime të vazhdueshme mbi programin që të përmirësojnë shërbimin ndaj konsumatorëve.

(Herë të lexuara: 33)

About Edla Zaganjori

Check Also

Tani mund të luani Minecraft në Nintendo Switch

Minecraft mbërrin më në fund tek Nintendo Switch, tani me ndryshime të reja.Prodhuesit e Minecraft …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *