Aplikacioni YouTube TV do të ketë një pamje të re

youtube-tv-app-update-2-640x0

Tashmë aplikacioni YouTube TV do të ketë një pamje të re. Sot ka dalë një version i ri i tij që e bën këtë program më të lehtë për të kërkuar dhe për të parë videot në një format më të gjërë.

Përditësimi do ti ndihmojë përdoruesit ti gjejnë me lehtë përmbajtjet që kërkojnë dhe të shpenzojnë më shumë kohë duke parë sesa duke kërkuar.

Aplikacioni ka një menu në pjesën e sipërme të organizuar në kategori dhe nënkategori, që i bën më të lehta për tu spikatur videot, ndërkohë që lista e re e kategorive përfshin : sport, lajme, lojëra, udhëtime dhe të tjera që kanë qenë më parë.

Përditësimi është ofruar sot vetëm në Amerikë dhe pritet të mbërrijë edhe në rajonet e tjera së shpejti.

(Herë të lexuara: 44)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *