Apple A9 apo Snapdragon 820, cili çip është më i mirë?

Qualcomm

AnTuTu ka postuar një listë me 10 çipet më të mira për telefonat inteligjentë në bazë të pikëve që kanë marrë në testet e kryera për procesorin dhe kartën grafike. Çipi më i mirë, sipas AnTuTu-së, është Snapdragon 820 me 136,383 pikë.

Çipi më i ri i Qualcomm-it ka tejkaluar edhe Apple A9, i cili renditet në vend të dytë me 132,657 pikë. Ndërsa në vend të tretë është Exynos 8890. Çipi i ri i Samsung-ut, i cili fuqizon Samsung Galaxy S7 dhe S7 edge mbyll treshen e parë me 129,865 pikë.

AnTuTu

Kirin 950, çipi më i fundit i Huawei-t, renditet në vend të katërt, ndërsa pasi tij është Exynos 7420 i Samsung-ut. Këto dy çipe kanë marrë 92,746 dhe 86,652 pikë nga AnTuTu. Çipi i mëparshëm i Qualcomm-it, Snapdragon 810, është në vend të gjashtë me 81,049 pikë.

Më poshtë listës gjejmë Snapdragon 652 (në vend të shtatë me 79,636 pikë), Apple A8 (në vend të tetë me 79,100 pikë), Snapdragon 650 (në vend të nëntë me 78,979 pikë) dhe Snapdragon 808 (në vend të dhjetë me 68,505 pikë).

Sa i përket kartave grafike, Adreno 530 GPU i përdorur me procesorin Snapdragon 820 është në vend të parë me 55,098, ndërsa PowerVR GT7600 GPU i çipit A9 vjen në vend të dytë me 39,104 pikë. Mali-T880 MP12 GPU i përdorur me çipin Exynos 8890 është renditur në vend të tretë me 37,545 pikë.

karta grafike

(Herë të lexuara: 144)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Shtëpia inteligjente që keni ëndërruar gjithmonë

Për rezidencat e shteteve të bashkuara kompania e dizenjimit KB Home ka ndërtuar një shtëpi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *