Apple dhe Google, kompanitë që kanë sjellë më shumë risi në vitin 2015

risi

Për zhvillimin e industrisë teknologjike është shumë e rëndësishme që të sillen sa më shumë risi. Përndryshe gjërat do të bëheshin të bezdisshme dhe teknologjia nuk do të përmirësohej. Muaji dhjetor është periudha kur të gjithë bëjnë bilancin e gjërave që kanë bërë gjatë gjithë vitit. Siç e do tradita, edhe këtë vit është publikuar një listë me kompanitë më inovative gjatë vitit 2015.

Listën për këtë vit e kryeson gjiganti Apple. Kjo kompani është njohur gjithmonë për risitë që ka sjellë në treg dhe ka shërbyer si frymëzuese për shumë kompani të tjera. Pas saj është gjiganti i kërkimit Google, i cili po ashtu ka ofruar shërbime dhe produkte të reja të vlefshme për njerëzit.

Përveç Apple dhe Google, në pesëshen e parë gjejmë edhe Tesla-n, Microsoft-in dhe Samsung Group (e gjithë kompania Samsung, jo vetëm Samsung Electronics). Kompani të tjera të njohura që bëjnë pjesë në listë janë Amazon në vend të 9, SoftBang në vend të 14, Yahoo 16, Facebook i 28, Huawei 45 dhe Lenovo në vend të 50.

Kompanitë më inovative për vitin 2015

(Herë të lexuara: 71)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *