Apple, mbreti i Krishtlindjeve për vitin 2015

Apple

Apple është cilësuar si mbreti i dhuratave për vitin 2015. Sipas një studimi të publikuar nga Flurry Insights, 49% e pajisjeve teknologjike të aktivizuar në sezonin e festave ishin të Apple-it, duke tejkaluar edhe rivalin Samsung, pajisjet e të cilës zunë vetëm 30%.

grafik

Telefonat Nokia të Microsoft-it zunë vetëm 2%, ndërsa LG mori 1.7%. Kompania kineze Xiaomi arriti të bëhej pjesë e top pesëshes së parë me 1.5%.

grafik.

Nga pajisjet teknologjike të shitura gjatë këtij sezoni, 54% ishin telefona inteligjentë me madhësi mesatare, 27% ishin fabletë, 9% ishin tabletë me ekran të vogël, 9% tabletë me ekran të madh, dhe vetëm 1% ishin telefonat e vegjël. Po ta krahasojmë me vitin 2014, shihet se në vitin 2015 njerëzit kanë preferuar më shumë fabletët, duke u rritur kështu përqindja nga 13% në 27%.

(Herë të lexuara: 83)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *