Apple Music është risia më e fundit e WhatsApp

whatsapp-getty-640-624x351

WhatsApp, një ndër aplikacionet më të njohura të mesazheve, tani vjen me integrimin Apple Music. Zhvilluesit e WhatsApp janë vazhdimisht duke shtuar veçori të vogla, por thelbësore dhe ritmi është rritur pasi WhatsApp nisi një kanal zyrtar testimi përmes Google Play Store. Njerëzit mund të regjistrohen dhe të qëndrojnë të përditësuar me karakteristikat e reja.

Integrimi i Apple Music është tipar i fundit i spikatur nga përdoruesit. Kjo do të ndihmojë përdoruesit të dërgojnë  linkun e muzikës nëpërmjet Apple Music dhe marrësi i linkut do të jetë në gjendje të dëgjojë muzikë, pasi linku të hapet në aplikacionin Apple Music.

Përdoruesit kanë qenë prej kohësh gati të ndajnë dosje me muzikë të ruajtur në nivel lokal, por tani, ndarja e muzikës së preferuar me të tjerët do të jetë më e lehtë pas integrimit të Apple Music.

Kjo veçori e WhatsApp kërkon nga përdoruesit që të kenë një llogari në Apple Music.

(Herë të lexuara: 95)

About Ardit Miraka

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *