Apple padit Samsungun për telefonin Galaxy S dhe për tabletin Galaxy Tab

Apple ka paditur Samsungun për “kopjim” të pronësisë intelektuale të Apple-it në pajisjet e tyre. Sipas WSJ, Apple numëroi Nexus S, Epic 4G, Galaxy S 4G dhe kompjuterin tablet Galaxy Tab si provë të vjedhjes së Samsungut nga iPhone-i dhe iPad-i i Apple-it. Padia shkruan:

“Më mirë se të sjellë një risi dhe të zhvillojë teknologjinë e saj dhe një stil unik Samsungu për produktet e telefonave dhe kompjuterat tabletë, Samsung zgjodhi të kopjojë teknologjinë e Apple-it, ndërfaqen e përdoruesit dhe stilin novator në këto produkte të jashtëligjshme.”

Samsungu bashkohet me HTC-në, Nokia-n dhe Motorola-n si kompani që Apple i ka paditur/po i padit por çështja me Samsungun është veçanërisht interesante, sepse ato kanë një marrëveshje biznesi: Apple përdor pjesë të prodhuara nga Samsungu në aparatet e tyre! Do të presim për të parë se si kjo padi do të ndryshojë marrëdhënien e tyre.

 

(Herë të lexuara: 310)

About Parid Plaku

Check Also

UNBOXING: Alcatel 3V

Pajisja Alcatel 3v është prezantuar zyrtarisht disa muaj më pare dhe ngadalë – ngadalë po e gjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *