ASUS me një tabletë të ri ZENPAD 3 8.0

asus-

Asus po përpiqet seriozisht të lërë gjurmë në marketingun e tabletave dhe sapo ka ardhur me një të re, më ekran më të madh 2K.

Tableti i ri quhet ZenPad 3 8.0 dhe është një version më i vogël i ZenPad 3S 10. Ka disa veçori vërtet fantastike të përfshira në të si për shembull: ka mbështetje multi-touch përmes teknologjisë Asus’Tru2Life+ dhe është e ndërtuar nga një set chipash të Qualcomm Snapdragon 650. Ndërkohë që ka një RAM prej 2GB, një versin tjetër prej 4GB do të dali së shpejti thonë ndëruesit. Pajisja ka një memorie prej 16GB/32GB, të cilës mund t’i shtohen edhe 5GB të tjera nga faqja e Asus në web, por nëse keni nevojë për akoma më shumë hapësirë mund t’i shtoni një kartë mikroSD.

Ndërsa cilësitë e kamerës janë 8MP për atë pas dhe 2MP për atë të përparme. Sigurisht që këto kamera nuk janë ndonjë gjë spektakulare, por kjo është vetëm një tabletë dhe nuk ka nevojnë për një kamera të shkëlqyer sido qoftë.

Ka një portë USB-C, Bluetoogh 4.0, folës stereo dhe suport për internet 3G dhe 4G.

Për fat të keq nuk ka akoma informacione mbi çmimin, por dihet se modeli Verizon kushton 250 euro me pothuajse te njëjtat veçori, dhe mendohet që edhe tableti i ri të ketë një çmim të përafërt.

(Herë të lexuara: 40)

About Edla Zaganjori

Check Also

Tani mund të luani Minecraft në Nintendo Switch

Minecraft mbërrin më në fund tek Nintendo Switch, tani me ndryshime të reja.Prodhuesit e Minecraft …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *