Pajisja teknologjike e cila pastron qenin tuaj pa bërë aspak rremujë!

 

Nëse pastrimi i qenit tuaj në banjo  është gjithmonë një kaos i vërtetë Barkbath mund të jetë makina e ëndrrave tuaja.

Ёshtë njeri i guximshëm ai i cili përpiqet të pastrojë qenin e tij në banjo, duke marrë parasysh rremujën e madhe që krijohet. Ёshtë koha e shumtë që harxhojmë gjithashtu, dhe harxhimi i një toni uji gjithashtu. Atëherë shikoni Barkbath, makineria e cila arrin të transformojë këtë punë të lodhshme e të përditshme në dicka të shpejtë e të lehtë për ju dhe anëtarin me katër këmbësh të familjes tuaj.

BarkBath kërkon vetëm një sasi të vogël të ujit dhe shampo për të pastruar qenin tuaj nga koka deri te bishti, e pajisur me një tank të veçantë për të mbajtur mbetjet e pista të grumbulluara në një mënyrë të thjeshtë e të shpejtë dispozicion.

Ju filloni procesin thjesht duke lëvizur kokën e pastrimit butësisht mbi pellushin e  qenit tuaj. Ndërkohë që ju e bëni këtë, koka pastruese me ujë të ngrohtë, dhe me një shampo që nuk ka nevojë për shpërlarje, pastron më së miri leshin e kafshës tuaj. Gryka e pajisjes arrin  nën qimet e kafshës drejt e në lëkurë për të lejuar një pastrim të thellë që heq edhe  papastërtitë edhe erën, ndërsa një mekanizëm i butë thithës tërheq ujin dhe papastërtitë dhe i depoziton ato në tank.

Fakti se sistemi nuk krijon rrëmujë, do të thotë se ju mund ta përdorni atë kudo në shtëpi, për  një pastrim të plotë i cili zgjat rreth 20 minuta.

BarkBath është aktualisht një projekt Indiegogo, në kohën e shkrimit të disa marveshjeve pronarët ishin bazuar në një kursim deri në 27% të ҫmimit të shitjes me pakicë prej 150$. Lanҫimi i këtij produkti është planifikuar në qeshor të këtij viti.

 

(Herë të lexuara: 17)

About Elisabeta miraka

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *