Bateri me hidrogjen për iPhone 6 që zgjat një javë

Bateri me hidrogjen për iPhone 6 që zgjat një javë

Kompania britanike “Intelligent Energy” ka krijuar një prototip të një baterie me hidrogjen posaçërisht për iPhone 6. Bateria ka rezultuar e suksesshme në testimet e para, dhe ka arritur të zgjasë për një javë me një karikim të vetëm. Kompania ka tërhequr edhe vëmendjen e Apple-it.

Bateria ushqehet përmes një pajisjeje të posaçme me hidrogjen, ndërkohë që ka pas disa vrima që i lejojnë të çlirojë hidrogjenin e djegur.

“Në dijeninë tonë, kjo nuk është bërë më parë. Ne kemi arritur të ndërtojmë një bateri me hidrogjen që mund të vendoset tek kasat e telefonit. Ky është një hap i rëndësishëm, pasi, nëse doni të shpikni teknologji të reja, duhet të jenë të domosdoshme për t’u përdorur nga njerëzit,” deklaroi shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Henri Winand.

(Herë të lexuara: 282)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *