Bixi, kontrollon çdo pajisje të zgjuar si me magji!

16d4a8e797748cba90c9940889a17f39_original

Njihuni me Bixi, pajisja e cila mund të kontrolloj çdo pajisje të zgjuar që ndodhet në shtëpinë tuaj duke e lidhur atë me telefonin tuaj apo tabletin.

Keni qënë ndonjëhërë më duar të zëna apo duart e pista duke dashur  të kontrolloni pajisjet tuaja  të preferuara?Bici mund të kthehet në ndihmësin tuaj më të mirë duke ju ndihmuar të lexoni  një recetë ndërkohë që ju gatuani por edhe duke ndryshuar muzikën ndërkohë që ju ngisni bicikletën. Bixi funksionon me anë të gjesteve të duarve duke kontrolluar kështu pajisjet që ju përdorni më shpesh.

ff7872d526f5ca7af042eab3ac053ac7_original

Ai mund të kontrolloj aplikacionet e telefonit te tilla si(Spotify, iBooks, Youtube, etj).Bixi është një pajisje lehtësisht e programueshme dhe pa telefon, kështu që ju mund ta merrni atë kudo. Kjo pajisje mund të zbulojë lëvizjet e dorës deri në 9.8 inç (25 centimetra) në frontin e vetë. Aparatura e vogël çudibërëse peshon vetëm 30 gr dhe mund të kontrolloj dy pajisje ose aplikacione në të njëjtën kohë. Thjesht zgjidhini ato në Bixi App duke e lidhur Bixi me iOS-in tuaj ose telefonin Android dhe përdorni Bixi për të krijuar profilet e pajisjes që dëshironi të përdorni.

Bixi është hedhur në Kickstarter dhe çmimi i rregullt i tij fillon nga 79 $.

 

(Herë të lexuara: 75)

About Armela Malaj

Check Also

Tashmë Samsung Galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung Galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *