BULETIN – Çdo Lajm në Një Vend – Tashmë në IOS dhe Android

logo artik

Fabric Creativepërfundon krijimin e aplikacionit më të ri Buletin’, në versionin IOS dhe Android. Aplikacion ky, i përshtatur për shpërndarjen e informacionit dhe synon të ndryshojë mënyrën e të informuarit në Shqipëri.

Buletin ofron një format të shpejtë dhe të lehtë për t’ u njohur me ngjarjet e ditës në “Shtypin Shqiptar” duke filluar nga lajmet kryesore, argëtime, tregime, teknologji, modë e deri tek ushqimi. Krijuesit. janë treguar të kujdesshëm në demonstrimin e aplikacionit, hap pas hapi për të lundruar në karakteristikat e tij, pasi ai të jetë shkarkuar fillimisht.
buleti artikull

Politikë ose Art , Financë ose Muzikë , Demokrat ose Socialist , përdoruesit kanë në dorë të zgjedhin atë çfarë është më së shumti në interesin e tyre duke krijuar Revisën e Personalizuar.

‘News Feed’ mund të personalizohet duke zgjedhur ndër kategoritë dhe keywords-at e ndryshëm. Kështu lexuesit mund të gjejnë më shpejt njoftimet e fundit të temave të tyre të preferuara, pa bezdisjen e flukseve të përditshme që nuk lidhen me interesat e tyre.

Perspective copyBurimet e mediave të tilla si Panorama, Mapo, Gazeta Tema, Ballkan Web, Top Channel, Gazeta Express, Vitamina.al, Telegraf e shumë të tjerë, përditësohen vazhdimisht për të sjellë tek përdoruesit ngjarjen më të fundit. Çdo Lajm Në një Vend !!

AplikacionI inovativ përmban mundësi për të ruajtur artikujt e lajmeve në mënyrë që asnjë prej tyre të mos humb në bollëkun e tregimeve. Ndër të tjera i lejon përdoruesit të ndajë artikujt përmes mediave sociale.

Dizajni bashkëkohor dhe paraqitja e këndshme e aplikacionit fton përdoruesit të përjetojnë një mënyrë unike të marrjes së informacionit me temat e preferuara.

BannerEmail copy

Buletin është i thjeshtë për t’ u shkarkuar dhe pa pagesë. Tashmë është në dispozicion në Apple App Store dhe Google Play Store.

Ndiqni videon informuese mbi përdorimin e këtij aplikacioni:

(Herë të lexuara: 120)

About admin

Check Also

Tashmë samsung galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …