Canalys: Tabletët do të mbizotërojnë, luftë mes markave në vitin 2014

Canalys: Tabletët do të mbizotërojnë, luftë mes markave në vitin 2014

Tabletët do të tejkalojnë pothuajse të gjitha shitjet e kompjuterwve vitin e ardhshëm, duke përbërë rreth 50% të tregut, sipas parashikimeve të analistëve nga Canalys.

Në tremujorin e këtij viti, ato pësuan rritje me 18%, ndërsa dërgesat e desktop dhe laptop vazhdojnë të bien. Analistët parashikojnë se do të dërgohen për shitje 285 milionë njësi gjatë vitit 2014, duke arritur në 396 milionë në vitin 2017.

Apple dhe Samsung do të luftojnë për kryesimin

Apple dhe Samsung pritet të vazhdojnë të konkurrojnë fort me njëri-tjetrin. Megjithatë, dy prodhuesit do të përballen me konkurrencë edhe nga markat e tjera, teksa këto të fundit po rriten dalëngadalë në tregun e tabletëve.

Apple vazhdon të mbajë vendin e parë edhe gjatë vitit 2013, ndërkohë që Canalys parashikon se prezantimi i iPad Air dhe iPad mini do të forcojnë pozicionin gjatë tremujorit të fundit të këtij viti.

Përsa i përket Microsoft, Canalys parashikon se kompania do të kapë një përqindje tregu prej 5% të tabletëve gjatë vitit 2014, duke shënuar një rritje prej vetëm 2% nga viti 2012.

Analisti Pin Chen Tang parashikon se blerja e Nokia do të ndikojë pozitivisht në ecurinë e kompanisë. Ajo që duhet të bëjë Microsoft-i është t’i vërtetojë konsumatorëve që ka hyrë në tregun e tabletëve për të qëndruar gjatë.

(Herë të lexuara: 348)

About Armand Plaku

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju ka ndodhur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *