Candy Crush Saga shton nivelin e 2,000-të

playing-candy-crush-saga-930x620

Loja më e luajtur për një kohë mjaft të gjatë tashmë, Candy Crush Saga e zhvilluar nga King, ka lançuar nivelin e saj të 2,000-të. Loja e cila erdhi për herë të parë në vitin 2012, ka shënuar suksesin më të madh të aplikacioneve. Vetëm pak lojëra janë kaq popullore sa të kenë 2,000 nivele për të kaluar përmes.

Niveli i 2000-të ofrohet për secilin që ka mundur të kalojë nivelin e 1,999. Por do të ofrohet gjithashtu edhe për lojtarët që kanë kaluar nivelin e 10-të, vetëm për një javë.

“Jemi të emocionuar për lançimin e nivelit të 2000-të të Candy Crush Saga”, tha Sebstian Knutsson, zyrtari më i lartë krijues tek King, në një njoftim për shtyp. “Ky është një hap i pabesueshëm për ne, pasi sapo janë arritur një trilionë lojëra të luajtura. Candy Crush Saga vazhdon të jetë një ndër lojërat më të luajtura në të gjithë botën dhe e ka njohur këtë sukses që kur u lançua për herë të parë.”

“Kemi sjellë këtë nivel të veçantë të 2,000-të për të festuar dhe për ta shpërndarë këtë tek fansat tonë, të cilët shpresojmë të jenë kënaqur duke luajtur po aq shumë sa u kënaqëm ne duke e ndërtuar.”

(Herë të lexuara: 50)

About Edla Zaganjori

Check Also

Tani mund të luani Minecraft në Nintendo Switch

Minecraft mbërrin më në fund tek Nintendo Switch, tani me ndryshime të reja.Prodhuesit e Minecraft …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *