Çfarë do të ndodhte nëse Amazon blen eBay-n

jeff-bezos-970-80

Në qoftë se Amazon do të blejë eBay-n, do të përballej jo me një, as dy, por me tre luftëra para se ta mendojë blerjen.

E para do të ishte Byroja Federale e SHBA për Tregtinë dhe konkurrencën. Amazon dhe eBay janë dy nga shitësit më të mëdhenj online në Amerikë. Pastaj sfida ka të ngjarë që të përfshijë edhe aksionerët e kompanisë (megjithëse Bezos zotëron pjesën më të madhe me një të gjashtën). Përveç kësaj eBay nuk do të shitet lirë, pasi vlera e tij llogaritet të jetë rreth 10 miliardë dollarë.

Akoma, tregu i Amazon qëndron pothuajse 10 herë më lart se ai i eBay, ku çmimet e saj të shpërndarjes janë rritur 23 herë gjatë dekadës së fundit.

Disa ekspertë të industrisë të pyetur mbi këndvështrimin e tyre për mundësinë e një marrëveshje të tillë u shprehën:

“Pa dyshim që Amazon është në çdo bisedë të sotme mbi blerjet online,” thotë Rob Taylor, CEO dhe bashkëthemeluesi i Convey.

“Nga një këndvështrim strategjik, në qoftë se Amazon do të marrë eBay-n, kjo do ta çonte atë një hap më afër ndaj sigurimit dhe shpërndarjes së një serie më të plotë produktesh për konsumatorët e saj.”

(Herë të lexuara: 165)

About Edla Zaganjori

Check Also

Tashmë samsung galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *