Çfarë ndodh me trupin tonë kur konsumojmë pije energjike

energy-drinks

Pas efekteve të Coca-Cola-s në organizmin tonë, tani janë vënë nën vëzhgim edhe pijet energjike.

Dita është veçanërisht e rëndë, na presin ende orë pune apo studimi, dikush përpiqet të luftojë lodhjen me një kafe, të tjerët preferojnë një pije energjike. Por çfarë i ndodh fizikut tonë në të vërtetë?

Më poshtë hap pas hapi kemi efektet kryesore, që pëson organizmi ynë pas konsumimit të pijeve energjike:

Pas 10 minutash:

Kafeina hyn në gjak, rriten rrahjet e zemrës dhe presioni gjithashtu.

Pas 15-45 minutash:               

Niveli i kafeinës në gjak është tej mase i lartë, aftësia për t’u përqendruar rritet, ndjehemi aktivë dhe vigjilent.

Pas 30-50 minutash:

Përthithja e kafeinës përfundon, mëlçia përgjigjet duke thithur një sasi më të madhe të sheqerit nga gjaku.

Pas 1 ore:

Organizmi pëson rënie të nivelit të sheqerit në gjak, efektet e kafeinës janë duke përfunduar. Tani fillojmë të ndihemi sërish të lodhur.

Pas 5-6 orësh:

Niveli i kafeinës në gjak është ulur me 50%.

Pas 12 orësh:

Kafeina në gjak është asgjësuar plotësisht.

Pas 12-24 orësh:

Për ata që marrin kafeinë në mënyrë të rregullt, fillojnë këto simptoma: dhimbje koke, nervozizëm dhe kapsllëk.

Pas 7-12 ditësh:

Studimet tregojnë se, në këtë pikë trupi është mësuar me kafeinën ashtu siç ndodh me drogën. Në të ardhmen efektet do të jenë më pak intensive.

 

Burimi: Shekulli

 

(Herë të lexuara: 177)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *