Çfarë studiuan titanët e teknologjisë

Në fillim një diplomë. Pastaj? Zotërimi i një biznesi mulit-miliarda dollarësh?

Kështu duket se ka ecur rritja fenomenale e disa nga kampionëve më të mëdhenj sot në fushën e teknologjisë, por në fakt nuk ka një rrugë të caktuar, kurse apo kolegje speciale për t’u bërë një i tillë.

Ja se çfarë kanë studiuar krerët e sotëm të teknologjisë:

4

Ky është njeriu më i pasur në botë, Bill Gates. Ai studioi në një nga kolegjet më prestigjiozë të Amerikës, pasi kishte studiuar fillimisht në një kolegj privat përgatitor, të quajtur Lakeside në Seattle, ku edhe shkëlqeu në fushën e programimit. Pastaj në Harvard u njoh me njeriun që do ta drejtonte gradualisht për t’u bërë CEO i Microsoft, Steve Ballmer. Ai e la universitetin në vitin e dytë të studimeve për t’u marrë me biznes dhe në 1975 themeloi kompaninë së bashku me Paul Allen.

3

Bosi aktual i Microsoft, Satya Nadella, ka marrë një diplomë bachelor në fushën e inxhinierisë elektrike në Universitetin Indian të Teknologjisë, para se të shkonte në 1988 në Amerikë për të vazhduar masterin në fushën e shkencave kompjuterike në Universitetin Wisconsin-Milwauke.

2

Elon Musk, Tony Stark i jetës reale, u pranuar në Universitetin Queen në Kingston në moshën 19-vjeçare, pastaj u transferua në Universitetin e Pennsilvanisë ku mori një diplomë në fizikë në moshën 24 vjeçare.

Pastaj ai lëvizi në Kaliforni ku mori doktoraturën në fizikë të aplikuar dhe shkenca materiale. Kjo i dha ndihmë të madhe në suksesin e mëvonshëm të kompanisë Tesla dhe SpaceX.

1

Themeluesi i Apple Steve Jobs filloi studimet në Universitetin Standford me qëllim që të ishte afër shokut të tij Steve Wozniak. Prindërit e tij e kishin të vështirë ta mbështesnin ekonomikisht gjatë studimeve të tij të larta, megjithatë ai vazhdoi të ndiqte leksionet në kaligrafi të Robert Palladinos të cilat tha ai më vonë e ndihmuan shumë në përsosmërinë tipografikë të produkteve të tij të Apple.

jeff-bezos-650-80

Bosi i Amazon Jeff Bezor e ka filluar karrierën e tij duke shitur libra, ndërkohë që ishte mekanik. Aktualisht, personi i tretë më i pasur në botë, Bezos studioi në Universitetin Princeton, ku mori dy diploma bachelor në inxhinieri elektrike dhe shkenca kompjuterike, para se të haptë biznesin e tij të Amazon.

zuck-650-80

Mark Zuckerberg është një tjetër produkt i Harvard që studio psikologji dhe shkenca kompjuterike. Që kur ishte në kolegj ai themeloi “The Facebook”, që u bë së shpjeti rrjeti social më dominues në botë.

 

(Herë të lexuara: 114)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *