Chan dhe Zuckerberg me një projekt inovativ në fushën e mjekësisë

1

Sot, Priscilla Chan dhe Mark Zuckerberg prezantuan ‘CZI Science’, një iniciative e re e çiftit Chan Zuckerberg e cila pretendon të eliminojë të gjitha sëmundjet përgjatë 100 viteve të ardhshme.

Gjatë dekadës së ardhshme, organizata e tyre e bamirësisë premtoi një investim me vlerë 3 miliardë dollarë në fushën e studimit të shkencës bio-mjekësore, në një bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në San Francisco, dhe Universitetin Standford.

Tre ishin objektivat kryesore të këtij projekti:

  • Ndërtimi i mjeteve të reja dhe avancimi i teknologjisë
  • Rritja e studimeve në shkencën e mjekësisë
  • Bashkëpunim më i afërt i shkencëtarëve dhe inxhinierëve

Zuckerberg foli se si shteti harxhonte rreth 50 herë më shumë fonde në trajtimin e njerëzve të sëmurë sesa në “shërimin” e vetë sëmundjes.

“Ne do të investojnë në studimet shkencore me qëllimin e eliminimit të sëmundjeve,” tha Chian gjatë prezantimit.

2

CZI Science planifikon të mbledhë së bashku ekspertë nga i gjithë globi, në përpjekje për të trajtuar problemet aktuale të mjekësisë. Ajo do të jetë e fokusuar në njohjen dhe kategorizimin më të detajuar të çdo qelize në trupin e njeriut. “Askush nuk e di vërtet se sa lloje qelizash ka në trupin e njeriut,” tha Stephen Quake nga Standford. Njohja më e thellë mund të na çojë në trajtime më të suksesshme të sëmundjeve si kanceri, diabeti etj.

Fjalimi i Zuckerberg u mbyll me një vlerësim të Bill Gates, i cili e quajti iniciativën “shumë të guximshme, shumë ambicioze.”

(Herë të lexuara: 46)

About Edla Zaganjori

Check Also

Tashmë samsung galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *