Chrome për Android më i shpejtë se më parë

google-chrome-android-

Gjithmonë kur hapim videot do të na duhet të presim pak derisa të luhen, ose ndalojnë dhe ndonjëherë fiken fare. Por versioni i fundit 52 i Chrome për Android premton t’i zgjidhë këto probleme. Të martën, Google ka shkruar në një blog post: vedeo më të shpejta, pa ndalesa dhe me më pak ndikim në bateri.

Inxhinieri i Google Renganathan Ramamoorthy gjithashtu shton “Tani Chrome do të hapë dokumentet video në faqet e web-it në mënyrë më efikase. Koha ndërmjet shtypjes së butonit ‘play’ dhe fillimit të videos është zvogëluar shumë. Videot e vogla fillojnë të luhen në rendin e nanosekondave sapo ju të klikoni mbi to, krahasuar më një sekondë që ishin më parë. Gjithashtu frekuenca e ndalesave të videove të mëdha është zvogëluar shumë dhe ato do të luhen mjaft mire pa pasur nevojë të prisni”.

Chrome i ri për Android është një tjetër mënyrë për të përmirësuar ruajtjen e të dhënave dhe cilësia do ta bëjë browserin më të shpejtë në shfletimin e fotove, tekstit si dhe videove.

Versioni mund të merret në Google Play Store dhe do të vijë si një përditësim për ata që e kanë pasur të instaluar atë më parë.

(Herë të lexuara: 66)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *