Chrome për Windows tashmë është 15% më i shpejtë.

acer-chromebase-24-640x445

Chrome është një shfletues mjaft i dobishëm për shkak të integrimit të tij me aplikacionet dhe shërbimet e Google, dhe nësë ka patur ndonjë kritikë për të, ka qënë se koha e nisjes ndonjëherë mund të jetë pak e ngadaltë.

Megjithatë duke patur parasysh numrin e funksioneve dhe tiparet e shfletuesit mendohet se kjo gjë është e kuptueshme. Lajm i mirë është se Google ka bërë disa përmirësime duke përfituar nga guida e Microsoft, dhe sipas kompanisë, ata pretendojnë se shfletuesi tashmë është deri në 15% më i shpejt në Windows.

Ata gjithashtu pohojnë se koha e nisjes tani është 16.8% më i shpejtë, dhe se për “tabs” e reja  14.8% më të shpejta në krahasim me versionet e mëparshme të aplikacionit. Sigurisht që këto përmirësime të shpejtësisë jo domosdoshmërisht janë të dukshme nga të gjithë, duke patur parasysh se një rritje prej 15% të kohës së ngarkesës prej 1-2 sekonda nuk është saktësisht një shpejtësi e madhe.

Megjithatë në qoftë se ju  keni një kompjuter të veçanërisht  të shpejtë atëherë ndoshta ndryshimi mund të jetë i qartë. Chrome duke përdorur PGO ishte në dispozicion për versionin 64-bit të app që nga Chrome 53, por tani vjen edhe në versionin 32-bit në Chrome 54.

(Herë të lexuara: 249)

About Armela Malaj

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *