DailyRound, një aplikacion vetëm për mjekët

dailyrounds

DailyRound, është një shërbim për doktorët i cili kombinon elemente nga rrjeti social dhe të rejat mjekësore. Ai ka dy vite që ofrohet tashmë dhe vitin e kaluar u investuan 500,000 dollarë për ta përmirësuar këtë shërbimin.

Ashtu si edhe tek Stackoverflow, në DailyRound mjekët mund të kërkojnë këshilla nga kolegë të tjerë të fushës së tyre. Programi ofrohet në desktop, iOS dhe në Android dhe i lejon doktorët të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë eksperienca, të kenë një bazë të përbashkët të dhënash si dhe të ngarkojnë në të dokumente vizualë të rasteve të tyre.

“Fillimisht, kishte vetëm pak doktorë që përfshinin rastet e tyre studimore në platformë,” thotë Dr. Deepu Sebin, themeluesi i saj, në një intervistë. “Pastaj filluam të shtojmë gjithnjë e më shumë veçori dhe tani kemi vendosur ta bëjmë atë më të gjerë.”

Momentalisht, DailyRound numëron 250,000 përdorues, ku për tu regjistruar në shumicën e rasteve kërkohen certifikatat dhe karta e identitetit. Pothuajse 60% e të gjithë përdorueseve janë indianë.

Tani platforma është menduar të ofrohet edhe për pacientët, që t’i ndihmojë ata të jenë në kontakt më të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë me mjekët e tyre.

(Herë të lexuara: 56)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *