Doni të keni një frigorifer transparent ?

1

Na ndodh të gjithëve ta hapim frigoriferin dhe të qëndrojmë me minuta aty duke parë se çfarë ka brenda duke humbur kështu ajrin e ftohtë brenda frigoriferit dhe duke e bërë të harxhojë më shumë energji. Tani LG vjen me një zgjidhje perfekte duke na prezantuar me frigoriferin të quajtur InstaView.

Dera e tij është e pajisur me një panel të veçantë i cili bëhet i tejdukshëm kur dikush troket në të. Ju mund të shihni brenda tij sapo të trokisni një herë në derën e  frigoriferit.

Edhe kompani të tjera e kanë tentuar realizimin e idesë së shikimit përmes derës së frigoriferit, apo teknologji të ngjashme. Për shembull Hier, një kompani që shërben më së shumti në Japoni dhe Evropë, ka ndërtuar një monitor të pajisur me një ndjesor që sapo një njeri afrohet ai bëhet transparent dhe sapo ai largohet kthehet në gjendjen e tij fillestare.

2

3

Frigoriferi ka gjithashtu një ndarje të vogël në derë e cila ju ndihmon t’i merrni gjërat që ndodhen afër, pa e hapur tërësisht derën e tij. Koncepti është ideuar që të mbajë ajrin e ftohtë brenda trupit të frigoriferit dhe ta bëjë më të lehtë marrjen e gjërave në të.

Modeli me katër dyer do të ofrohet për 4,500 dollarë, ai me tre dyer për 4,300 dollarë, ndërsa modeli standard pa veçorinë InstaView shitet për 4,200 dollarë. Të gjithë, LG thotë se do t’i nxjerrë në shitje në vjeshtë.

(Herë të lexuara: 99)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *