Doni të ndërtoni një aplikacion por nuk keni eksperiencë? Google tashmë e bën më të lehtë për ju

udacity

Aplikacionet janë kthyer në biznese të mëdha, si udhëheqësit e industrisë si Snapchat të cilët kanë bërë miliarda në vetëm pak vite. Tani, Google është duke shpresuar të ndihmoj persona të tjerë, për të bërë të njëjtën gjë.

Kompania ditën e mërkurë filloi një kurs online për zhvillimin e aplikacioneve, në bashkëpunim me universitetin Udacity. Kompania synon ndërtimin e aplikacioneve për sistemin operativ Android. Dallimi mes kësaj dhe programeve të tjera të Google të miratuara, është se ky kurs ka për qëllim që personat e cilët nuk kanë përvojë të mëparshme në zhvillimin e aplikacioneve, të mund të zhvillojnë aplikacione nëpërmjet kursit online.

“Nuk ke përvojë  në programim? Nuk ka problem!”  thotë Udacity. “Aftësitë e mësuar në fillim të këtij programi Nanodegree, do ta përshpejtojnë udhëtimin tuaj, për t’u bërë një  punonjës i ndërtimit të aplikacioneve Android.

Kursi mund të zgjasë deri në 165 orë deri në përfundim të tij. Kjo do të thotë  rreth 21 ditë studimi me kohë të plotë (8 orë në ditë). Kompania gjithashtu shton se “paga bazë” i një zhvilluesi  aplikacionesh Android është rreth 52.400 deri 136,000$ në SHBA.

(Herë të lexuara: 213)

About Ardit Miraka

Check Also

Paisje që lejon të verbërit të shohin

Një paisje e ngjitur mbi syze mundëson që të verbërit të lexojnë si të gjithë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *