Dropbox numëron tani mbi 400 milionë përdorues në të gjithë botën

Dropox

Kompania amerikane Dropbox njoftoi sot se tani ka më shumë se 400 milionë përdorues të regjistruar në të gjithë botën. Por, kompania nuk zbuloi se sa prej tyre janë përdorues aktivë mujorë.

“Sot, 400 milionë njerëz në të gjithë botën po përdorin Dropbox-in. Ata ruajnë 1.2 miliardë skedarë çdo ditë, krijojnë mbi 100,000 dokumente të reja dhe lidhje çdo orë, dhe bëhen 4,000 redaktime çdo sekondë,” shkroi kompania në një postim në bogun e saj.

Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi Drew Houston zbuloi gjatë një interviste të dhënë për Bloomberg se dy të tretat e përdoruesve janë jo amerikanë. Ai tha gjithashtu se shërbimi është përdorur nga 8 milionë biznese, duke përfshirë këtu 500 kompanitë e Fortune.

(Herë të lexuara: 137)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tani mund të luani Minecraft në Nintendo Switch

Minecraft mbërrin më në fund tek Nintendo Switch, tani me ndryshime të reja.Prodhuesit e Minecraft …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *