Edicioni i 72-të i Festivalit të Venecias

FEstival-de-VEneza

Festivali më i vjetër i filmit në botë pritet të nisë në Venecia. Edicioni i 72-të, i atij që vendasit e quajnë “La Mosta”, nis me 11 ditët e tapetit të kuq, festave dhe premierave.

Çdo krahasim me rivalin e tij më të ri, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, që nis javën e ardhshme, hidhet poshtë nga drejtori artistik i Festivalit të Venecias, Alberto Barbera.

“Ne bëjmë një festival krejt të ndryshëm nga Torontoja. Ata kanë 300 filma në garë, ndërsa ne jo më shumë se 55. Është një lloj tjetër festivali. Ne bëjmë një përzgjedhje shumë të madhe, preferojmë cilësinë në vend të sasisë”, tha drejtori Barbera.

Si një prelud i festivalit vijnë dy margaritarë të vërtetë, “Otello”-ja i Orson Welles dhe vepra, që besohej e humbur, “Tregtari i Venedikut”. Por, në garën e vërtetë janë 21 filma, që përballen për “Luanin e Artë” dhe konkurrimi nis me “Everest”, një “thriller” real në lartësi të madhe.

Burimi: Top Channel 

 

(Herë të lexuara: 67)

About Armand Plaku

Check Also

Big Brother VIP së shpejti

Së shpejti pritet të startojë spektakli më i ri ‘Big Brother VIP’ në Top Channel. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *