Ekranet AMOLED mbizotërojnë tregun, Samsung zë 95.8%

AMOLED

Duke filluar nga viti 2018, Apple do të përdorë ekrane AMOLED tek iPhone-t e saj, të cilët do të prodhohen nga Samsung ose JDI. Pavarësisht kësaj, ekranet AMOLED mbizotërojnë akoma tregun.

Sipas të dhënave të mbledhura nga hulumtuesi i tregut IHS, rreth 79 milionë panele AMOLED janë tregtuar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, duke u rritur kështu me 39% nga tremujori i kaluar.

Samsung ka përfituar më së shumti nga ky ndryshim i tregut tek AMOLED, pasi gjiganti korean i teknologjisë dominon me 95.8% në të gjithë botën. Nga i gjithë tregu i ekraneve të telefonave inteligjentë, Samsung zë 38.5%, JDI zë 17%, ndërsa LG është në vend të tretë me 13.8%.

(Herë të lexuara: 113)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *