Eksploroni botën nënujore me Google Street View

Eksploroni botën nënujore me Google Street View

Kur flitet për ngrohjen globale, mbrojtjen e mjedisit, popullsinë etj, është e pashmangshme të mos mendosh edhe për botën nënujore. Në linjë me këtë, Google ka realizuar një veçori të re për shërbimin e saj Google Maps Street View, e cila çon përdoruesit në nivelet më të thella të botës nënujore, sigurisht në mënyrë virtuale. Ky njoftim erdhi pas eventit të përvitshëm I/O, i cili u zhvillua një javë më parë.

Për Ditën Botërore të Oqeaneve, i cili festohet çdo 8 qershor, Google ka bashkëpunuar me disa organizata që merren me studimin e botës nënujore për të sjellë imazhe nënujore të 40 vendeve në të gjithë botën. Street View do të lejojë përdoruesit të eksplorojnë ujërat e thellë të Bahamas, shkëmbinjtë nënujorë koralë të Paqësorit, plazhet në Bali etj.

Eksploroni botën nënujore me Google Street View.

Google shpreson se kjo veçori e re do të inspirojë njerëzit të mësojnë më shumë rreth rëndësisë së oqeaneve dhe t’i mbrojnë ato. Fotot e bëra nën ujë do të jenë të regjistruara me GPS, kështu ata mund të përdoren për monitorimin e ndryshimeve nënujore në periudha të ndryshme kohore. Këto imazhe të ofruara nga Google ju mund t’i afroni, t’i zmadhoni apo të lëvizni kursorin për të pasur një pamje panoramike. Ato do t’ju japin mundësi të notoni bashkë me kafshë të ndryshme, si balena, breshka uji, peshkaqenë të bardhë etj.

(Herë të lexuara: 749)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju ka ndodhur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *