Energjia diellore, e ardhmja e aeroplanëve

Solar

Dy pilotë sapo kanë përfunduar një udhëtim 39,998 km  të gjatë përreth botës në një aeroplan i cili furnizohej i tëri vetëm me energji diellore.

Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg pilotuan aeroplanin Solar Impulse 2 përmes Evropës, Amerikës Veriore dhe Azisë përgjatë vitit të kaluar; Hapi i fundit i udhëtimit të tyre i çoi ata nga Kajro ne Abu Dhabi në dy ditë e 37 minuta, duke shënuar kështu edhe fundin e këtij udhëtimi të pabesueshëm që dyshja suedeze ndërmori për të provuar fuqinë e teknologjisë të së ardhmes, për të cilën Toka ka nevojë.

Solar Impulse 2 ka një hapje krahësh 72 metra më të gjatë se ajo e një Boeing-u 747 ; peshon 2.3 tonë dhe mund të fluturojë në një distancë maksimale prej 5,084 miljesh mbi 5-6 ditë, në një shpejtësi maksimale prej 140 km/h.
Në pjesën më të madhe të udhëtimit Piccard dhe Borschberg kanë fluturuar me një shpejtësi 48 km/h.

Pilotët shpresojnë se hapat e tyre do t’i kurajojnë njerëzit, kompanitë dhe qeveritë të shikojnë mundësitë e lindjes dhe zhvillimit të një energjie të pastër.

Piccard shprehet:
“Punova për 15 vite për demonstrimin e kësaj teknologjie, kështu që dua vërtet ta çoj më tej këtë hap dhe të kontribuoj në lindjen e një bote të teknologjisë së pastër. Kjo do t’i lejojë ekspertët dhe specialistët të këshillojnë qeveritë dhe korportatat e mëdha në përzgjedhjen e teknologjive që do përdoren në shërbim të luftës ndaj ndryshimeve klimaterike dhe mbrojtjes së ekosistemeve.”

 

(Herë të lexuara: 60)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *