Facebook krijon kameran e re me tipare mjaft argëtuese!

fb

Facebook po modernizon kameran e saj në aplikacion duke e bërë kështu komunikimin virtual mjaft argëtues. Kto tipare të reja të cilat janë menduar të shtohen nga facebook, janë të ngjashme me Snapchat. Karakteristika të reja të përfshijnë maska të animuara për Selfie, grafika, filtra të ndryshme por gjithashtu edhe filtra që i përgjigjen lëvizjeve të trupit tuaj.

Facebook ka menduar që kto tipare që do të shtohen në “kamera e re” do të jenë menjëherë të kapshme nga News Feed duke bërë që ju të jeni në gjendje për shpërndarjen e fotove, videove edhe privatisht, përmes një kalimi në inbox.

facebook-camera-sharing

 

“Ne duam të bëjmë shpërndarjen vizuale në Facebook më të shpejtë, argëtuese, dhe fleksible”, thotë menaxheri i produktit të ri të kameras, Sachin Monga.

Pasi të keni hyrë në versionin e ri, ju mund të shihni poshtë filtrat e ndryshme që Facebook ka krijuar. Ata përfshijnë çdo gjë, nga copa të veshjeve dhe aksesorëve që ju mund të vendosni mbi foto, shkrimi mbi fotografi për të treguar se ku ndodheni e deri tek  filtra që e bëjnë filmimin tuaj të duket sikur ajo të ketë qënë e pikturuar nga Van Gogh.

Një veçori mjaft interesante janë edhe filtrat aktive që mbulojnë ekranin me gjethe, të cilat mund të largohen me nje levizje të duarve tuaja. Çdo imazh mund të shihet vetëm një herë,duke u fshirë automatikisht pas 24 orëve.

Në qoftë se Facebook do të vij me risi të reja mjaft argëtuese edhe pas 12 vitesh në treg, duke  e bërë edhe më të rehatshme ndarjen e gjërave të pazakonshme me miq të ngushtë, ajo mund të qëndrojë në krye të rrjeteve sociale për shumë kohë.

ios-starry-night-filter

(Herë të lexuara: 125)

About Armela Malaj

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *