Facebook Messenger do t’ju lejojë së shpejti të dërgoni SMS

Facebook1

Facebook po teston aktualisht integrimin e SMS-ve tek aplikacioni Messenger, ku do t’u japë mundësi përdoruesve të dërgojnë mesazhe tekst brenda aplikacionit. Një veçori e tillë ka qenë dikur tek aplikacioni Messenger, por Facebook vendosi ta heqë atë në nëntor të vitit 2013, duke qenë se nuk përdorej shumë. Gjithsesi, tani kompania ka vendosur ta rikthejë sërish këtë veçori tek aplikacioni i saj për mesazhe nga pajisjet mobile.

Veçoria e re “Write an SMS message” (shkruaj një mesazh tekst) do të shfaqet brenda kutisë së mesazheve tek Messenger-i. Mesazhet që përdoruesit do të dërgojnë si SMS do të shfaqen në ngjyrë vjollcë, ndryshe nga mesazhet ngjyrë blu që shfaqen tek Messenger.

Facebook Messenger

Facebook ka konfirmuar për uebsajtin VentureBeat se po e teston këtë veçori të re. “Gjithmonë përpiqemi të gjejmë mënyra të reja tek Messenger që njerëzit të komunikojnë sa më lehtë, tha një zëdhënës i kompanisë. Tani po testojmë një veçori të re për t’u dhënë mundësi njerëzve të bashkojnë të gjitha bisedat, nga mesazhet tekst në ato në Messenger, në një vend.

(Herë të lexuara: 483)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju ka ndodhur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *