Facebook Messenger numëron tani mbi 800 milionë përdorues aktivë

Facebook-Messenger

Gjiganti i rrjeteve social Facebook njoftoi të mërkurën se aplikacioni i saj për mesazhe numëron tani mbi 800 milionë përdorues aktivë. Messenger ishte aplikacioni i rritur më shpejtë në SHBA gjatë vitit 2015, me një rritje të përdoruesve me 31% nga viti në vit.

Facebook zotëron aktualisht dy platforma të ndryshme për mesazhe që kanë gati 1 miliard përdorues: WhatsApp, që Facebook e bleu në vitin 2014 për 19 miliardë dollarë, dhe Messenger.

Kompania solli vitin e kaluar disa veçori të reja tek aplikacioni për mesazhe Messenger. Ajo shtoi veçorinë e thirrjeve me video, krijoi një version ueb të aplikacionit, shtoi mundësinë për të transferuar para nëpërmjet aplikacionit, lejoi njerëzit të përdorin Messenger-in dhe pa pasur një llogari në Facebook etj.

(Herë të lexuara: 30)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju ka ndodhur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *