Facebook mohon hakimin nga Anonymous

Thashethemet se Facebook u nxor jashtë përdorimi për shkak se hakerët kishin sulmuar serverat e tyre erdhi nga një llogari Twitter-i quajtur AnonymousOwn3r ku kishte shkruar se: “Kam sulmuar Facebook-un tani.” Tani, Facebook-u ka mohuar se ndërprerja e shërbimit të saj ka pasur të bëjë me hakerët.

Facebook-u tha se përjetoi ndërprerje në disa vende të Evropës dhe ndikoi te një numër të pazbuluar përdoruesish. Ndërprerja zgjati vetëm një orë, sipas Facebook-ut. Një zëdhënës i Facebook-ut tha se ndërprerja ishte rezultat i ndryshimeve të kryera nga rrjeti social në serverat e saj.

Zëdhënësi tha se Facebook po bënte disa testime të trafikut për të përcaktuar se cilat prej qendrave të saj të të dhënave janë më të mira për përdoruesit. Rrjeti social tha se problemi është zbuluar dhe zgjidhur menjëherë, por një numër i vogël i përdoruesve në Evropën Perëndimore nuk ka pasur mundësi të hyjë në llogaritë e tyre.

Facebook nuk u tregua specifik se cilat vende perëndimore evropiane përjetuan ndërprerjen.

Kanë qenë përdoruesit nga Suedia, Danimarka, Irlanda, Norvegjia e Portugalia, të cilët kanë raportuar problemet online.

(Herë të lexuara: 314)

About Parid Plaku

Check Also

Shpiket xhami i pathyeshëm

Shkencëtarët e ushtrisë amerikane kanë krijuar xhamin “argjilë”. Materiali është krijuar nga magnezi dhe minerale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *