Facebook mundëson shfaqjen e videove në kohë reale për përdoruesit e iPhone

Facebook

Gjiganti i rrjeteve sociale do të ofrojë së shpejti një veçori të re për 1.6 miliardë përdoruesit e tij. Duke filluar nga java e ardhshme, të gjithë përdoruesit e iPhone do të mund të shfaqin video në kohë reale. Ndërsa përdoruesit e telefonave Android do të duhet të presin pak, pasi nuk është krijuar akoma veçoria.

Për të shpërndarë videot, përdoruesit duhet vetëm të përditësojnë statusin e tyre dhe të klikojnë tek ikona ‘Live Video’. Ata mund të shpërndahen me disa miq ose të bëhen publike. Sapo të nis videoja, do të shfaqen në kohë reale të gjitha komentet dhe numri i shikuesve. Pasi të mbarojë videoja, mund të ruhet në kohështrirjen e përdoruesit në të njëjtën mënyrë si ruhen videot e tjera.

Përdoruesit e Facebook do të kenë mundësi të abonohen tek miqtë e tyre, figurat publike dhe faqet e verifikuara, dhe do të njoftohen menjëherë kur të hidhen video në rrjetin social.

(Herë të lexuara: 48)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tashmë samsung galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *