Facebook planifikon të ndërtojë syze të realitetit të shtuar

facebook-augmented-reality-virtual-reality-glasses

Pajisja e realiteti virtual Oculus Rift e Facebook ka filluar dërgesat sot, por në të ardhmen, kompania shpreson që teknologjia dhe faktori formë të tkurren dhe të përshtaten në një palë syze normale në dukje.

Në skenë, në konferencën vjetore zhvilluese F8 të kompanisë, CEO Mark Zuckerberg shfaqi një koncept për një palë syze inteligjente që ai mendon se ne do t’i veshin të gjithë.

Zuckerberg tha se ai dëshiron që syzet të jenë të afta për realitetin virtual dhe për realitetin e shtuar. Ky vizion nuk është shumë ndryshe nga Google Glass.

“Realiteti i Shtuar ju jep juve aftësinë të shihni botën,por gjithashtu të shpërndani mbulesa mbi botën reale”, tha Zuckerberg. Me syzet e realiteti të shtuar, përdoruesit mund të zgjedhin një foto dhe t’i ndryshojnë përmasat asaj  që ta shohin menjëherë para tyre dhe ta mbingarkojnë mbi botën reale.

Facebook nuk është kompania e vetme teknologjike e interesuar për realitetin e shtuar. Microsoft sapo ka dërguar pajisjen e tij HoloLens te zhvilluesit. Snapchat  thuhet se po punon gjithashtu për syzet e veta të realitetit të shtuar.

(Herë të lexuara: 58)

About Erga Miraka

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *