Film i animuar për Superhënën 2015

superhëna 2015, eklips hënor, film i animuar, NASA

Nëse doni të dini përse Hëna duket më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht, apo ç’lidhje ka me eklipsin hënor, ky film i animuar i krijuar nga NASA do të shpjegojë eventin astronomik në natën e sotme.

Ne e quajmë atë “superhënë”, por në fakt është thjesht një iluzion optik. Siç mund ta shihni në fimin e animuar, Hëna do të jetë në perigje, pjesë e orbitës së saj që e sjell më afër Tokës, sonte. Ne zakonisht themi që Hëna është rreth 238 mijë milje larg nga Toka, kjo është distanca mesatare; distanca ndryshon në varësi të Hënës në orbitë. Tek apogje (pika më e largët e orbitës së saj) Hëna është në fakt 251,968 milje larg nga Toka, ndërsa në perigje, është vetëm 225,804 milje larg. Meqë Hëna do të jetë më afër se zakonisht, ajo do të duket 14% më e shndritshme se zakonisht.

Superhëna në mbrëmjen e sotme do të kombinohet me eklipsin e plotë hënor. Toka do të vendoset midis Hënës dhe Diellit. Një kombinim i tillë ndodh vetëm njëherë në disa dekada. Në filmin e animuar mund të shikoni se si Toka ndryshon nga një eklips hënor në tjetrin, dhe si do të duket në vitin 2033, kur do të ndodhë eklipsi tjetër hënor.

(Herë të lexuara: 429)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *