Firefox tani do të shfaqë mesazhet, njoftimet e rrjeteve sociale direkt në shfletuesin tënd.

Ditët e rreshtimit të faqeve kanë përfunduar për përdoruesit e Firefox. Një përditësim i ri i shfletuesit lejon faqet e internetit të dërgojnë ty njoftimet pa i hapur faqet.

Në vend që të mbash hapur postën elektronike, rrjetet sociale dhe faqe të tjera interneti për të qenë gjithmonë i informuar me përditësime dhe njoftime, zhvilluesit mund të dërgojnë mesazhe tani përmes Firefox pa harxhuar hapësirën në krye të shfletuesit tënd. Në këtë mënyrë ti mund të jesh gjithmonë i përditësuar me gjithçka pa qenë nevoja që kompjuteri jot  të ngarkohet duke hapur një duzinë faqesh interneti në sfond.

Lajmi i mirë është që s’keni pse të shqetësoheni  se mos merrni njoftime të padëshiruara; zhvilluesit e faqes duhet të kenë miratimin tuaj që të fillojnë të dërgojnë përditësimet. Kliko “I” ikonën e kontrollit qendror anash rreshtit të adresës së Firefox për të menaxhuar cilësimet e njoftimeve tua.

Njoftimet jashtë faqes janë përfshirë tashmë në Macs përmes Safari Push Notifications dhe Apple Push Notification Service. Për më shumë edhe Google Chrome e kishte një sistem njoftimesh të ngjashëm, pra thjesht Firefox po arrin konkurrentët.Firefox

(Herë të lexuara: 323)

About Erga Miraka

Check Also

Facebooku shqiptar, Dhelpra

Më në fund sapo është lancuar një rrjet social Anonim i pai në Shqipëri, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *