Foto të reja nga hapësira, 2 milionë yje së bashku

gaia4-970x647-c

Agjensia Europiane e Hapësirës paraqiti një nga pamjet më të rralla të kapura ndonjëherë të objekteve qiellore, një hartë me dy milionë yje.

“Sateliti Gaia nga ku u mor edhe pamja, vizatoi qiellin me një precizion që nuk është arritur asnjëherë më parë,” thotë Alvaro Gimenez, drejtues shkencor i ESA (European Space Agency).  “Zbulimi i sotëm na jep të dhëna të reja të cilat mund të ndikojnë në mënyrën se si ne e kemi kuptuar shpërndarjen e yjeve dhe lëvizjen e tyre në hapësirë.”

Sateliti Gaia u lançua në hapësirë në Dhjetor të vitit 2013 dhe të dhënat janë mbledhur gjatë 14 muajve të parë të operacionit hapësinor.

“Harta që po prezantojmë sot, tregon densitetin e yjeve të matur nga Gaia pemës gjithë qiellit,” thotë Timo Prusti, shkencëtar i projektit Gaia në ESA.

Përveç informacionit në lidhje me distancën nga njëri-tjetri, pozicionit dhe lëvizjeve të yjeve, sateliti ka matur gjithashtu konturet e yjeve që mund t’i ndihmojë shkencëtarët t’i analizojnë dhe t’i njohin më mirë strukturat e tyre.

1

2

3

4

(Herë të lexuara: 95)

About Edla Zaganjori

Check Also

A është i mundur turizmi në Hënë?

Kemi parë shumë herë në filmat fantashkencë njerëz që jetojnë në Hënë, krijojnë pallate të mëdha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *